Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi 5 histori njerëzore për të rrëfyer transformimin e kryeqytetit dhe vizionin e tij për të ardhmen, si i ftuar special në eventin “TEDxPrishtina”, ku përcillen eksperienca suksesi. Veliaj u ndal në një ndër investimet më të rëndësishme në kryeqytet, siç është “Pazari i ri”.