Ski mes temperaturave 25 gradë, “shaka pranverore” në resortin austriak
17/05/2019 18:58

Një resort skish në Austri është rihapur këtë fundjavë, për të parën herë në muajin maj, pas reshjeve të paprecedenta të borës. “Hochkar”, që ndodhet në Alpet austriake rreth 150 km larg nga Vjena, kishte mes 70-130 cm borë fundjavën e kaluar.