Gjatë së enjtes serbët kanë liruar pjesërisht rrugët e veriut. Në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok që çon në portën kufitare 31 në Bërnjak, ku pranë barrikadave vetëm njëri shirit është i lirë për qarkullim, por jo për të gjithë. Vetëm KFOR-i mund ta shfrytëzojë këtë për të bërë furnizime për ushtarët e vet, ndërsa përjashtim bëjnë edhe veturat e serbëve.