Pompeo: Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar, edhe shqiptarë
09/12/2019 18:09

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara. Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë. Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishteish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi. Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Amerikë. Vangush Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen. Para tij, e njëtja masë është marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi. Ligji që u ndalon hyrjen në ShBA të zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozicion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarë të huaj. Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzimi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si persona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfidencial dhe mund të bëhet publik. Ky ligj i ka fillesat në vitin 2008, kur Kongresi, synoi të identifikojë dhe të shpallë të papërshtatshëm për të hyrë në Amerikë zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive për të shfrytëzuar burimet natyrore të vendeve të tyre. Në vitin 2012, Kongresi e zgjeroi hapësirën e shtrirjes së këtij ndalimi, duke përfshirë në të termin “raste të mëdha korrupsioni” dhe sqaroi se njoftimi për individët përkatës mund të bëhej publik ose të mbetej privat. Rasti i parë që Depaertamenti i Shtetit e përdori këtë ligj, ishte në shkurt të vitit 2018, kur ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Në njoftimet e Departamentit të Shtetit nuk përmendet se për cilat raste specifike bëhet fjalë për këta zyrtarë. Në të kaluarën Zëri i Amerikës ka nxjerrë në pah, rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s. Bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat. Gjatë një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përgjegjësi për rastin e tij.

Top Channel/ “Evropa mund të vdesë”, paralajmëron Macron: Rreziku do jetë më i madh, na duhet…
25/04 22:47
Top News/ Kolegjet amerikane në kaos, studentët protesta pro palestinezëve
25/04 22:43
Top News/ 50-vjetori i Revolucionit, Portugalia tregon forcën ushtarake
25/04 22:37
Top News/ Zgjerohet lufta Moskë-Kiev/ Rusia vendos armët bërthamore në Bjellorusi
25/04 22:27
Top Channel/“Kur më shajnë nënën, s’pendohem”! Grushtoi deputetin, Floros: Më nxori gishtin e mesit
25/04 22:10
Top Channel/ Përmbytjet nuk janë asgjë, mjekët bëjnë paralajmërimin e fortë në Dubai: Sëmundja…
25/04 21:25
Top News/ Franca del kundër Britanisë/ ‘Projekligji i Ruandës një tradhti e vlerave europiane’
25/04 20:52
Top Channel/ Mot apokaliptik në Kenia, shënohen disa viktima! Uji pushton banesat
25/04 19:51
Top Channel/ Gjykata e Apelit rrëzon dënimet e producentit amerikan për krime seksuale, kërkon…
25/04 17:58
Top Channel/ Anulohen mijëra fluturime në Francë dhe Evropë, zbulohet shkaku
25/04 17:57
Top Channel/ Hetimi i bashkëshortes,kryeministri i Spanjës konsideron dorëheqjen.Spanjollët: Të ikë!
25/04 16:23
Top Channel/ Kosova “mollë sherri” mes Sllovenisë e Serbisë, Dacic: Ata të kërkojnë falje
25/04 15:09
Top News/ Dorëzojmë armët nëse krijohet Palestina / Hamasi vë kushte, kërkon zgjidhjen me dy shtete
25/04 14:50
Top News/ Macron: Evropa mund të vdesë! Macron kërkon mbrojtje më të fortë: Jo vasalë të SHBA
25/04 14:49
Top Channel/ Ulet frika nga konflikti në Lindjen e Mesme, në tregjet botërore bie cmimi i naftës!
25/04 14:38
Top News/ SHBA dërgoi fshehtas ATACMS në Ukrainë/ Tërbohet Moska: Ky veprim nuk mund të justifikohet
25/04 14:20
Top News/ Bashkëshortja e kryeministrit nën hetim / Sanchez po mendon dorëheqjen, pezullon punën
25/04 14:08
Top News/ Rusia mposhtet nëse sulmon NATO-n / Polonia ngre zërin: Të forcohet mbrojtja në Evropë
25/04 14:04
Top News/ Godasim armët bërthamore të NATO-s/ Rusia kërcënon aleancën: Mos guxoni t’i çoni në Poloni
25/04 13:50
Top Channel/ Bosi i mafies bën dasmë tek kisha ku u varros armiku numër 1 i tij, gjyqtari Falcone!
25/04 13:22