Policia dhunon protestuesit me plumba gome dhe gaz lotsjellës
18/11/2019 15:33

Disa protestues janë arrestuar ndërsa po përpiqeshin të vraponin nga një kampus universitar në Hong Kong i cili është rrethuar nga policia. Ata u pritën me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Është hera e tretë që protestuesit kanë provuar të largohen, pas një qëndrimi të zjarrtë gjatë natës me policinë.