Petrit Malaj, “Mjeshtër i Madh”/ Aktori dhe Rektori i Universitetit të Arteve u nderua nga Presidenti
21/01/2020 19:58

Në kinematografi e kujtojmë më së shumti si doktor Bardhylin në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, ndërsa ka shumë kohë që mjeshtërinë e tij të aktrimit jua përcjell studentëve në Universitetin e Arteve si udhëheqës artistik i teatrit të Akademisë së Arteve, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik dhe Rektor i Universitetit të Arteve. Petrit Malaj u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke e quajtur atë pjesë të një brezi të artë të artistëve shqiptarë. “Më është dhënë mundësia të interpretoj në filma me bashkëpunëtorë të shkëlqyer, me Kadri Roshin, Tinka Kurtin, Reshat Arbanën, Xhevdet Ferrin. Me shumë kolegë të tjerë të cilët i kam pasur idhuj dhe kanë qenë bashkëpunëtorë. Por fati ka vazhduar edhe me kolegët në Universitetin e Arteve që i kam bashkëpunçtorë të shkëlqyer”, shprehet Petrit Malaj. Nëse bëjmë një kalim figurativ të film të roleve tuaja, do të zgjidhnit njërin? “Unë kam dy personazhe që i kam të dashur. Kam Dard Zgurajn tek Balada e Kurbinit, që nuk është esenciali në film por ka një dramë shumë të madhe dhe së dyti kam Bardhylin, doktorin në filmin “Kur hapen dyert e jetës” me Rikard Ljarjan”, tha ai. Role të tij të tjera i përkasin filmave “Besa e Kuqe”, “Nëntori i Dytë”, “Militanti”, e “Kolonel Bunker” Ndërsa në teatër roli I fundit ka qenë tek “Vizita e Inspektorit” me regji Altin Bashës. Kur kujton të shkuarën Malaj kujton me keqardhje edhe kolegët e një brezi që po shuhet dita ditës. “Së fundmi humbën Xhevdet Ferrin i cili na la boshllëqe në atë që ishte ai si një personalitet në fushën e filmit dhe teatrit”, thotë ai. Ndërsa po me keqardhje kujton edhe kohën në të cilën prodhimi i filmave ishte më masiv. “Ka ikur koha kur bëhej një film që kishte masivitet, apo të ketë një film me histori dhe personazhe virtuozë që Shqipëria i ka pasur dhe i ka”, ka thënë ai.

Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29
Top Channel/ Gjirokastra mbledh 10 grupe folklorike nga vendi dhe diaspora për traditën
30/09 12:29