Paralajmërimi i Hahn: Pa peshq të mëdhenj, rrezikohen negociatat
16/05/2018 12:22

Pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat… Ky është paralajmërimi i komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn. Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter-Zeitung, komisioneri Hahn, tha se nëse nuk do të ketë arrestime të atyre që i quan peshq të mëdhenj, BE mund edhe të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.