Kryetari i Parlamentit: Zelanda e Re bën dhe “babysitter-in”
21/08/2019 17:22

Kryetari i parlamentit në Zelandën e Re ka përkundur foshnjën e një deputeti ndërsa udhëhiqte një debat në dhomën e përfaqësuesve. Trevor Mallard, postoi në twitter një foto të tijën, teksa mbante në prehër foshnjën e Tamati Coffey, në karrigen e kryetarit të parlamentit.