Top News/ Boeingu ‘ngulet’ në pistë, lëshon shkëndija/Panik në Stamboll, nuk hapen rrotat e përparme
08/05/2024 14:03

Një avion Boeing i FedEx Airlines, u ul në aeroportin e Stambollit të mërkurën pa pajisjen e përparme të uljes dhe arriti të ndalonte në pistë, tha ministria e transportit e Turqisë, duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte viktima në incident. Avioni Boeing 767, që ishte nisur në fluturim nga aeroporti i Parisit Charles de Gaulle (Sharl dë gol), informoi kullën e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin e Stambollit se pajisjet e tij të uljes nuk u hapën dhe u ul me udhëzime nga kulla, tha ministria në deklaratën e saj. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve të aeroportit bënë përgatitjet e nevojshme në pistë para uljes, dhe askush nuk u lëndua, tha gjithashtu ministria, pa dhënë më shumë detaje për shkaqet e defektit. Pamjet video të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters treguan shpërthime shkëndijash dhe tym që ngrihej ndërsa pjesa e përparme e avionit gërvishte pistën, përpara se të ndërhynin zjarrfikësit. Pista ku u ul avioni i mallrave është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror, por trafiku në pistat e tjera në aeroport po vazhdon pa asnjë ndërprerje, tha operatori i aeroportit. Vetë Boeing nuk ka bërë ende komente për këtë incident të radhës. Kompania është në telashe për shkak të një serie incidentesh me avionët e saj, dhe ka vendosur të ristrukturohet për shkak të presionit në rritje nga kompanitë ajrore, rregullatorët dhe investitorët.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57