Koncesioni i HEC-it në Kalivaç
13/06/2018 15:12

Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohet me koncesion nga bashkimi mes kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare “Fusha SH.P.K”. Pas mbylljes së tenderit në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Energjisë njoftoi se ka nënshkruar kontratën përmbyllëse që i hap rrugë ndërtimit të hidrocentralit, të lënë pezull prej vitesh.