Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor
07/12/2019 18:54

Hedh nga tarraca e katit të dhjetë të ndërtesës Tate Gallery në Londër, një fëmijë 6 vjeç, por arsyeja që jep lë pa fjalë. “Doja të dilja në televizor dhe të isha çerek ore i famshëm në lajmet e mbrëmjes!” Kështu tha 18-vjeçari i cili katër muaj më parë tronditi Anglinë, me veprimin e bërë mbrëmjen e një të diele vere. Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 gusht, ndërsa Tate ishte e mbushur me vizitorë. Fëmija, ishte djali i një çifti francez, i cili u shty krejt papritur teksa ishte me të atin, por që fatmirësisht shpëtoi, pasi e priti një tendë në katin e pestë. Mirëpo fëmija pësoi traumë dhe hemorragji cerebrale dhe një sërë frakturash, duke e gjetur veten në një kalvar të gjatë kurash të shtrenjta në spital. Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua 18-vjeçari Jonty Bravery, i cili më parë ka qenë i shtruar në spital psikiatrik. Teksa këtë të enjte nisi gjyqi ndaj tij, i riu pranoi fajësinë. Ndërkohë pas aktit të rëndë në gusht, ai u dorëzua në polici, duke thënë “Më duket se kam vrarë dikë”. Teksa hetuesit e pyesnin se pse, ai tha se donte të tregonte se “çdo idiot”, edhe me probleme mendore, mund të tërhiqte vëmendjen e medias dhe të dilte në televizor.

Tragjedia Bryant/ A kishte faj piloti?
27/01 20:25
Rishfaqet ISIS/ Kërcënon të sulmojë Izraelin
27/01 20:10
Pas Grenellit, Borell/ Kryediplomati i BE, në Prishtinë e Beograd
27/01 20:08
81 të vdekur, 3 mijë të infektuar/ Koronavirusi, dyshohet që në kinë të jenë 100 mijë persona të prekur
27/01 19:40
Qeveria turke: Presim termet 7,5 në Stamboll
27/01 16:36
Në një fshat hungarez ndodhet libri më i madh në botë!
27/01 16:17
Dokumentari “Us Kids”, dedikuar të mbijetuarve të Parklandit
27/01 16:15
Tërmeti në Turqi, të mbijetuarit strehohen në trena
27/01 15:28
“Dështon” Salvini/ Në Emilia Romania të Italisë fiton PD
27/01 14:32
Britani e Madhe/ Dalin në qarkullim 10 milionë monedha 50-centëshe për Brexit-in
27/01 14:29
Ylli i NBA që frymëzoi të gjithë/ Ja kush është Kobe Bryant!
27/01 13:12
Shuhet Kobe Bryant/ Bota shpreh dhimbje për yllin e NBA
27/01 13:07
Flet studentja nga Wuhan, epiqendra e virusit: Iu nënshtrova analizave dhe jam mirë
27/01 12:54
Çmimet Grammy/ Triumfon 18-vjeçarja Billie Eilish
27/01 11:57
Kujtohet Holokausti/ 75 vite nga çlirimi i Aushvicit
27/01 10:53
E përditësuar/ 80 të vdekur dhe 2700 raste me koronavirus në Kinë
27/01 10:32
“Hear WHO”/ Aplikacioni më i ri dedikuar…
26/01 22:47
Avioni më i madh/ Boeing 777X realizon fluturimin e parë
26/01 22:23
Shkon në 54 numri i viktimave në Kinë/ Epidemia “prek” Kanadanë
26/01 15:32
Alarmi nga Kina/ Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat
26/01 15:10