Greqia, ligj të ri për azilin/ Nisma e qeverisë së Micotaqis pas përballjes me fluksin e refugjatëve
02/11/2019 12:25

Parlamenti grek ka miratuar me votat e parties qeveritare të Demokracisë së Re dhe asaj socialiste të Lëvizjes për Ndryshim, projekt-ligjin për përfitimin e azilit që synon të lehtësojë presionin në ishujt grek të Egjeut duke shpejtuar procedurat e azilantëve, por edhe kthimet e emigrantëve ekonomikë. Votimi erdhi pas një ditë të tensionuar debati në Parlament, por edhe jashtë tij nga protesta të organizatave për të drejtat e njeriut, qe u kurorëzua me përplasjen e fortë të kryeministrit Mitsotakis me liderin e opozits Tsipras, mbi qasjet përkatëse të partive të tyre për problemin e refugjatëve. Ndërsa vlerësohet se numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë hyrë në Greqi nga brigjet turke ka shkuar në 100.000, Qeveria greke jep mesazhin se tashmë Greqia nuk mund të hapë portat e saj për të gjithë. Përveç liderit të partisë Syriza që kritikoi qeverinë duke thënë se ishte e papërgatitur për trajtimin e kësaj çështje kaq të rëndësishme edhe partitë e tjera opozitare janë shprehur kundër, pasi sipas tyre projekligji në fjalë do të çojë në një bllokim më të madh të emigrantëve dhe refugjatëve në vend, se është jo efektiv, madje partia e djathtë ‘Zgjidhja Greke’ ka propozuar përsëri dërgimin e tyrë në ishujt e pabanuar të Greqisë. Ndërkohë gjendja në 4 ishujt e mëdhenj të Egjeut është alarmante. Me një fluks prej gati 300 vetë në ditë, numri i emigrantëve dhe refugjatëve ka shkuar në 34000, prej të cilëve vetëm në kampin e Morias ndodhen mbi 15000, ose pesë herë me tepër se kapaciteti. Komisionerja Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Dunia Mijatovic, që ka vizituar këto ishuj ka deklaruar se njerëzit që ka takuar në kampet e pritjes jetojnë në kushte kaq të mjerueshme sa nuk mund të durohen nga askush.

Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15
Top News – Serbët festojnë humbjen në Kosovë. Vidovdani, Kurti paralajmëron përpjekje për tensione
27/06 15:58
Top News – ‘Tërmet’ në qeverinë greke. Pesë dorëheqje pas skandalit me fondet e BE
27/06 15:57
Top News- Vuçiç i përgjigjet ultimatumit/ Paralajmëron studentët për ndërhyrje të dhunshme
26/06 22:45
Top News- Vuçiç ‘nën ethet’ e studentëve/ I jepet ultimatum 2 ditë për zgjedhje të parakohshme
26/06 19:30
Top News- BE e Greqia marrëveshje me Libinë/ Strategji e përbashkët për emigrantët e paligjshëm
26/06 19:03
Top News- Ballkani ngre alarmin/ Temperaturat më të larta në 2 shekuj
26/06 18:36
Top News- Greqia në luftë me zjarret/ Evakuohen 4 vendbanime, shkrumbohen shtëpitë
26/06 18:36
Top News – Vuçiç ka tre ditë kohë. Studentët duan zgjedhje të parakohshme, ose paralizojnë Serbinë
26/06 14:38