Golf, 82 fitore në turnet PGA, Woods barazon rekordin
28/10/2019 18:04

Tiger Woods gdhend akoma më shumë emrin e tij në historinë e golfit. 43 vjecari fitoi Zozo Championship në Japoni duke e cuar në 82 numrin e fitoreve në turnetë PGA dhe duke barazuar rekordin e Sam Snead që rezistonte që nga viti 1965. Për më tepër, Woods ngjit shkallët e klasifikimit edhe në renditjen botërore të golfit dhe shkon nga vendi i 10 në të 6. Tiger Woods që njihet ndryshe me pseudonimin ‘Big Cat’ mundi në eventin e zhvilluar në Accordia Golf Narashino Country Club, favoritin kryesor për triumfin, japonezin Hideku Matsuyama. Gjatë këtij viti Tiger fitoi edhe Mastersin në golf, ndërkohë që vitin e kaluar në Tour Championship i ndërpreu serinë e 1876 ditëve pa fitore pikërisht në cirkuitin më të rëndësishëm në botë. Ajo e zhvilluar në Japoni ishte gara e 359 e Tiger Woods, i cili në fund të evenimentit nuk e fshehu entuziazmin për këtë sukses të tij. sigurisht suksesi në Japoni i siguroi Tiger Woods edhe përfitime financiare me 43 vjecarin që siguroi 1 755 000 dollarë, ndërkohë vlera totale e shpërblimit ishte 9 750 000 Dollare. Ky sukses i dha mundësinë Tiger Woods që të kalojë kufirin e 120 milionë Dollarëve të fituara në karrierë.

Top News – Maran dhe ardhja te kombëtarja/ ‘Kur më kërkoi shqipëria u emocionova,synojmë Euro 2028’
21/05 11:05
Top News- Kombëtarja, prezantohet trajneri i ri/ Maran: Botërori & Evropiani, ëndrra juaj dhe e imja
19/05 13:02
Top News- Largimi nga Kombëtarja/ Sylvinho: Vendosëm bashkë të mbyllim këtë cikël
19/05 13:01
Top Channel/ Ikën Sylvinho, vjen italiani Maran, Kombëtarja shqiptare ndryshon trajnerin
19/05 12:46
Top News- Ndryshimet në pankinën e Kombëtares/Kreu i FSHF, Duka: Mbyllim një cikël e nisim një të ri
19/05 12:08
Top Channel/ Duka largon Silvinjon nga Kombëtarja/Kush është trajneri i ri, zbulohen dy kushtet…
19/05 11:49
Top Channel/ Zgjedhje ekonomike e zgjuar që mund të jetë e suksesshme?, Duka: Trajneri Maran…
19/05 10:48
Top Channel/ ‘Do transferohem në Shqipëri’, Maran: Ishte gjëja e parë që diskutuam, të jem këtu…
19/05 10:48
Top Channel/’Kemi pasur edhe alternative të tjera’ Duka: Kontrata për Maran e thjeshtë, ai…
19/05 10:47
Top News – Sylvinho e mbyll me Kombëtaren/ Trajneri brazilian largohet nga pankina kuqezi
19/05 10:40
Top Channel/ “Krenari e madhe”, Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Dua të ndërtoj…
19/05 10:30
Top Channel/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja, braziliani: Ia dolëm të gjithë bashkë, faleminderit
19/05 10:28
Top Channel/ “Një cikël të ri me Maran”, Duka: Objektivat janë kreu i Nations League, Europiani dhe…
19/05 10:25
Top Channel/ Yamal bën me zemër Spanjën, ja cilat ndeshje do të humbasë në Botëror ylli i Barçës
18/05 21:38
Top Channel/ Etapa e parë Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, fitues shpallet belgu Cooman
18/05 21:20
Top Channel/ “Më kanë therur”, futbollisti Jonathan Gjoshe rrëfen sulmin me thikë në trenin në Angli
18/05 19:49
Top Channel/ FIFA zbulon super show-n e parë në histori, Shakira, Madonna dhe BTS në Botëror 2026
14/05 11:40
Top Channel/ Izraeli në këmbë, objekti Lamine Yamal, ministri i Sigurisë: Flamuri që ai mbante nuk…
14/05 11:27
Top Channel/ Finalja e Kupës, Dinamo-Egnatia “luftë” për trofeun e dytë më të rëndësishëm
13/05 20:25
Top Channel/ Skena të turpshme në derbin e të rinjve në kryeqytet, fusha kthehet në një arenë dhune
10/05 12:25