Gjermania kritikon sanksionet amerikane ndaj gazsjellësit Nord Stream 2
11/01/2019 22:20

Sanksionet e SHBA kundër gazsjellësit Nord Stream 2 të mbështetur nga Rusia do të ishin mënyra e gabuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me furnizimin me energji, tha të enjten ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas.