Evropa nën pushtetin e stuhisë
14/12/2019 19:13

Disa vende të Evropës, nga Irlanda e Franca deri në Itali e Greqi, prej orësh po përballen me masa ciklonare që kanë lënë deri tani edhe viktima. Në komunën italiane të Potencës, në jug të vendit, shkëputja e një çatie dhe rënia e saj në një palestër ku po stërviteshin një grup të rinjsh plagosi 8 prej tyre, më rëndë veçanërisht një 28-vjeçare. E reja iu nënshtrua operacionit për të zbutur traumën e marrë në kokë, dhe ndodhet ende në reanimacion në kushtet e rrezikut për jetën. Autoritetet njoftojnë se janë shtuar fenomenet ekstreme të motit, me përjetime brenda pak ditëve të shirave, borës, erërave dhe stuhive, që detyruan një ditë më parë edhe mbylljen e shkollave, parqeve e institucioneve fetare. Në zonat franceze, vigjilenca e forcave të shpëtimit u rrit në mbi 16 rajone në jugperëndim të vendit, ndërkohë 600 persona janë evakuar. Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumenjve duke marrë me vete një burrë të moshuar francez. Një tjetër në të 70-at mbeti i vrarë në rrugë nga rrëzimi i një peme, episod që u përsërit por pa pasoja serioze për banorët e tjerë të Pirenejve. Erërat e vrullshme të enjten u nisën nga Mbretëria e Bashkuar. Në Skoci ato frynë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën dy kamionëve që lëviznin në një autostradë të hapur. Masa e paqëndrueshme zbriti nëpër Alpe dhe në Adriatik, ku ka formuar zona me trysni të ulët që deri të dielën do të përkthehen në stuhi, shi e dëborë në pjesën më të madhe të Greqisë.

Top Channel/ “Evropa mund të vdesë”, paralajmëron Macron: Rreziku do jetë më i madh, na duhet…
25/04 22:47
Top News/ Kolegjet amerikane në kaos, studentët protesta pro palestinezëve
25/04 22:43
Top News/ 50-vjetori i Revolucionit, Portugalia tregon forcën ushtarake
25/04 22:37
Top News/ Zgjerohet lufta Moskë-Kiev/ Rusia vendos armët bërthamore në Bjellorusi
25/04 22:27
Top Channel/“Kur më shajnë nënën, s’pendohem”! Grushtoi deputetin, Floros: Më nxori gishtin e mesit
25/04 22:10
Top Channel/ Përmbytjet nuk janë asgjë, mjekët bëjnë paralajmërimin e fortë në Dubai: Sëmundja…
25/04 21:25
Top News/ Franca del kundër Britanisë/ ‘Projekligji i Ruandës një tradhti e vlerave europiane’
25/04 20:52
Top Channel/ Mot apokaliptik në Kenia, shënohen disa viktima! Uji pushton banesat
25/04 19:51
Top Channel/ Gjykata e Apelit rrëzon dënimet e producentit amerikan për krime seksuale, kërkon…
25/04 17:58
Top Channel/ Anulohen mijëra fluturime në Francë dhe Evropë, zbulohet shkaku
25/04 17:57
Top Channel/ Hetimi i bashkëshortes,kryeministri i Spanjës konsideron dorëheqjen.Spanjollët: Të ikë!
25/04 16:23
Top Channel/ Kosova “mollë sherri” mes Sllovenisë e Serbisë, Dacic: Ata të kërkojnë falje
25/04 15:09
Top News/ Dorëzojmë armët nëse krijohet Palestina / Hamasi vë kushte, kërkon zgjidhjen me dy shtete
25/04 14:50
Top News/ Macron: Evropa mund të vdesë! Macron kërkon mbrojtje më të fortë: Jo vasalë të SHBA
25/04 14:49
Top Channel/ Ulet frika nga konflikti në Lindjen e Mesme, në tregjet botërore bie cmimi i naftës!
25/04 14:38
Top News/ SHBA dërgoi fshehtas ATACMS në Ukrainë/ Tërbohet Moska: Ky veprim nuk mund të justifikohet
25/04 14:20
Top News/ Bashkëshortja e kryeministrit nën hetim / Sanchez po mendon dorëheqjen, pezullon punën
25/04 14:08
Top News/ Rusia mposhtet nëse sulmon NATO-n / Polonia ngre zërin: Të forcohet mbrojtja në Evropë
25/04 14:04
Top News/ Godasim armët bërthamore të NATO-s/ Rusia kërcënon aleancën: Mos guxoni t’i çoni në Poloni
25/04 13:50
Top Channel/ Bosi i mafies bën dasmë tek kisha ku u varros armiku numër 1 i tij, gjyqtari Falcone!
25/04 13:22