Eventi i rrallë/ Mërkuri “sfilatë” para Diellit
11/11/2019 20:13

Ndodh 13 apo 14 herë në një shekull që Mërkuri të kalojë si një nishan i vogël përpara diskut gjigant të diellit, duke shkaktuar një eklips thuajse të padallueshëm dhe hera tjetër që fenomeni do të regjistrohet do të jetë 13 nëntori 2032. Ndaj, takimi i sotëm, nuk duhej humbur dhe astronomët dhe të apasionuarit pas qiellit u organizuan për të vëzhguar vallëzimin e planetit përballë diellit. Shikimi sidoqoftë ishte i pamundur me sy të lirë dhe u deshën teleskopët ose të paktën një dylbi për të parë diçka. Kalimi i fundit i Mërkurit para diellit i takon tre viteve më parë, më 9 maj 2016, dhe ai i mëhershëm në 8 nëntor 2006. Vëzhgimi i fenomenit nuk është vetëm një kuriozitet, por për astronomët është një rast për të studiuar shtresat më të jashtme të atmosferës së diellit, apo fotosferën dhe kromosferën. Për shkak se Mërkuri është më afër diellit se sa toka, ai kalon vazhdimisht mes planetit tonë dhe diellit, por orbita e tij është e përthyer krahasuar me atë tokësore ndaj edhe fenomeni mund të vëzhgohet vetëm kur dy orbitat ndërlidhen. Në momentet e kalimit tranzit, planeti më i vogël i sistemit diellor ishte 101 milionë kilometra larg nga toka. Kalimi i tij ndodhi në harkun e disa orëve, si një disk i vogël, i zi që ka në sfond diskun e madh të diellit. Por, vëzhgimi i fenomenit, nga fillimi deri në fund, ishte i dukshëm vetëm nga Amerika qendrore ndërsa në rajonin tonë, mund të shihej duke filluar nga ora 13.35 e së hënës, deri rreth orës 18.00.

Top Channel/ Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah, ç’do ndodhë me ndihmat?
07/05 21:03
Top Channel/ Manastiri kthehet në xhami/ Reagon Greqia për vendimin e presidentit turk Erdogan
07/05 19:55
Top Channel/ Parada madhështore! Vietnam tregon forcën në 70-vjetorin e fitores të Dien Bien Phu
07/05 19:22
Top Channel/ Kampe në mes të kolegjit! Protesta pro Palestinë në Universitetin e Kembrixhit
07/05 18:49
Top Channel/ Majmunët zhyten në pishinë, tentojnë t’i shpëtojnë vapës përvëluese në Mumbai
07/05 18:48
Top Channel/ Ukraina: Shpartalluam komplotin rus. Do merrnin peng Zelenskyn, pastaj do ta vrisnin
07/05 18:06
Top Channel/ Plani i vrasjes së Zelenskyt! Kapen ‘mat’ zyrtarët ukrainas, u urdhëruan nga Rusia
07/05 17:48
Top News/ 6 mld eurot për Ballkanin / Mes kredisë dhe granteve, si ndahen fondet e BE-së
07/05 16:44
Top News/ Macron ‘magjeps’ Xi Jinping / Diskutojnë për Rusinë, Ukrainën dhe tregtin
07/05 15:53
Top News/Do merrnin peng Zelenskin/’Dhuratë’ për Putin, zbulohet komploti rus, arrestohen 2 ukrainas
07/05 15:42
Top Channel/Për herë të 5-të President, Putin bën betimin në një ceremoni të bojkotuar nga Perëndimi
07/05 15:41
Top News/ Inteligjenca Artificiale ‘lexon’ trurin / Nga imagjinata në kanavacë, rikrijon imazhe
07/05 15:40
Top News/ Majmunët ‘tërbohen’ në pishinë…Nuk mund të durojnë të nxehtin, temperatura anormale
07/05 15:33
Top Channel/ Marrëveshje si ajo e Shqipërisë: Holanda thirrje BE për qendra emigrantësh!
07/05 15:16
Top News/ Kur NATO bombardoi Kinën…Xi Jinping në Serbi, në 25 vjetorin e sulmit mbi ambasadë
07/05 15:15
Top Channel/ Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE kushtëzonte Kosovën e Serbinë!
07/05 15:02
Top News/ Si Kina po helmon Serbinë…Fshati serb bëhet i kuq, fajtore fabrika kineze
07/05 14:57
Top Channel/ Spanja nuk i do më turistët: Shpërthejnë protestat në ishujt Kanarie!
07/05 14:47
Top News/ Putin betohet për herë të pestë / ’I hapur për bisedime bërthamore me Perëndimin’
07/05 14:30
Top News/ Rusia nxiton, ‘ndez’ ofensivën…para mbërritjes në Ukrainë të armëve të Perëndimit
07/05 14:14