Top News/Do merrnin peng Zelenskin/’Dhuratë’ për Putin, zbulohet komploti rus, arrestohen 2 ukrainas
07/05/2024 15:42

Ukraina thotë se ka zbuluar një rrjet agjentësh rusë në vend që planifikonin të vrisnin presidentin Volodymyr Zelensky, pjesë e të cilit ishin edhe dy kolonelë që punonin për agjencinë përgjegjëse për sigurinë e tij. Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ukrainase (SBU) tha të martën se të dy kolonelët ishin ngarkuar nga Moska për të gjetur njerëz në rrethin e sigurisë së Zelenskit, të cilët do ta merrnin peng presidentin dhe më pas do ta vrisnin. Agjencia për të cilën ata punonin, e njohur si Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, mbikëqyr sigurinë për presidentin e Ukrainës, si dhe ministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Një nga kolonelët, tha SBU, kishte blerë armë dhe dronë për operacionin ndërkohë që u regjistrua në bisedë me drejtuesit e tij në FSB, agjencia ruse e spiunazhit. Përveç Zelenskit, agjentët planifikonin të vrisnin edhe kreun e SBU-së, Vasyl Malyuk dhe kreun e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, si dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë. Plani i vrasjes për Budanov, sipas SBU-së, ishte të sulmohej një ndërtesë ku ai do të ndodhej me raketa ndërsa personat e tjerë të mbetur atje do të sulmoheshin me dronë. Më pas do të kishte edhe një sulm të dytë me raketa, për të shkatërruar cdo gjurmë. Në një bisedë të regjistruar dhe të publikuar në faqen e internetit të SBU, një agjent i dyshuar i FSB-së në Moskë i thotë një prej kolonelëve ukrainas se do të marrin mbi 50,000 dollarë për vrasjen e Budanov. “Një numër i kufizuar njerëzish e dinin për operacionin tonë special dhe unë personalisht monitorova ecurinë e tij. Sulmi terrorist, i cili supozohej të ishte një dhuratë për Vladimir Putinin përpara inaugurimit, ishte në fakt një dështim i shërbimeve sekrete ruse”, tha Malyuk. SBU tha se FSB kishte rekrutuar kolonelët ukrainas përpara pushtimit të plotë të Rusisë, duke takuar një prej tyre në janar 2022 në një vend fqinj më shumë se një herë. Pretendimet ukrainase për përpjekjet ruse për të vrarë Zelenskyy nuk janë të reja. Zelensky tha se në vitin 2022 ka pasur të paktën 10 përpjekje për ta vrarë atë ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në vitin e tretë.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21