Top Channel/ Ushtria izraelite merr nën kontroll kufirin në Rafah, ç’do ndodhë me ndihmat?
07/05/2024 21:03

Forcat izraelite vazhduan sulmin ndaj qytetit jugor të Rafahut, një ditë pasi grupi militant Hamas tha se e pranonte propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari, por për të cilën Izraeli tha se nuk përmbushte kërkesat kryesore të tij. Izraeli mori nën kontroll kalimin kufitar të Gazës me Egjiptin të martën në mëngjes, përmes të cilit futen pjesa më e madhe e ndihmave humanitare. Tanket izraelite u futën më thellë në qytet ku mbi një milionë banorë po strehohen në tenda dhe ndërtesa banimi të mbipopulluara. Gjatë natës, Izraeli kreu disa bombardime në Rafah, duke lënë të paktën 23 palestinezë të vrarë, përfshirë gjashtë gra dhe pesë fëmijë, sipas regjistrave të spitalit. Operacioni izraelit në Rafah megjithatë duket se nuk i ngjan një ofensive të plotë siç e kishte planifikuar Izraeli, por mbetet e paqartë nëse ai do të zgjerohet në ditët në vijim. Presidenti Biden e paralajmëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu kundër një operacioni të tillë pak orë para se Izraeli ta fillonte atë. “Ne i kemi bërë të qarta qëndrimet tona rreth operacioneve në Rafah, të cilat mund të shtojnë rrezikun për mbi një milionë të zhvendosur. Gjatë telefonatës me Netanyahun, presidenti sërish e bëri të qartë këtë qëndrim, ne besojmë që një marrëveshje për lirimin e pengjeve është mënyra më e mirë për të siguruar lirimin e tyre”, deklaroi zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Kundër ofensivës izraelite në qytetin e Rafahut u shpreh edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell. Përkundër paralajmërimeve, sulmi filloi mbrëmë dhe mund të shkaktojë sërish shumë viktima civile. Bëhet fjalë për 600 mijë fëmijë në Gaza, deklaroi Borrell. Ndërkohë, mijëra palestinezë vazhdojnë të ikin nga Rafah, i cili sipas Izraelit mbetet bastioni i fundit i grupit militant të Hamasit, të cilin është zotuar ta shkatërrojë pas sulmit të 7 tetorit ndaj vendbanimeve izraelite.

Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38