Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit dhe në dy zonat industriale përreth tij është brenda normave për të vendit tonë. Ky është rezultati i monitorimit të grupit të punës të ngritur enkas për këtë punë nga ish-zvkryeministri Edmond Haxhinasto. Për herë të parë, ndotja është krahasuar me normat shqiptare.