Dëmtohen monumentet në Krujë/ Meta takon edhe banorët e prekur nga tërmeti
06/12/2019 19:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot disa familje në Krujë, të cilët janë prekur rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor 2019. Fillimisht Presidenti Meta ndaloi në kalanë e Krujës, duke u interesuar për mjediset e saj muzeale, dhe veçanërisht për gjendjen e objekteve historike dhe kulturore si Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës. Presidenti i Republikës u takua me banorët dhe familjet e lagjeve Varosh dhe Hoxhë, të prekur nga fatkeqësia natyrore duke parë nga afër dëmtimet e shtëpive të tyre, u interesua për problemet me të cilat përballen, si dhe për nevojat urgjente në këtë situatë emergjence. Më pas Presidenti i Republikës vizitoi dhe fshatin Hasanaj ku takoi banorët, të cilëve tërmeti u shkatërroi banesat. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Presidenti Meta vuri në dukje se: “Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund! Gjithashtu, sot vizitova edhe shtëpitë e disa familjeve në fshatin Hasanaj, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndjekja e verifikimeve të para është e domosdoshme për zgjidhje të sigurta!”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Top News/ Protesta e opozitës, Berisha thirrje mbështetësve: Kjo betejë nuk është për mua
25/04 23:00
Top News/ Dokumentari i Rai 3, Berisha: Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime
25/04 22:15
Top News/”Prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë”, Berisha sulmon SPAK, mesazh ambasadorëve
25/04 22:00
Top News/ “Më vjen erë komunizmi”. Rama për ‘Il Giornale’: ishte e drejtë që fola
25/04 21:47
Top Channel/ “Shpërthen” Berisha gjatë fjalimit në ballkon: Hajdutëri, kafshëri dhe mafie që…
25/04 21:47
Top Channel/ “Hajduti na ka hyrë në shtëpi”, Berisha: Erion Veliaj nuk na tremb dot
25/04 21:46
Top Channel/ Sali Berisha fjalim nga ballkoni: Prokuroria një s’kap… çfarë është kjo kafshëri
25/04 21:46
Top Channel/ “Kjo mafie vjedh qindra milionë”, Berisha: Përdor drejtësinë si pushkë
25/04 21:45
Top Channel/ “Shpërthen” Berisha gjatë fjalimit në ballkon: Hajdutëri, kafshëri dhe mafie që…
25/04 21:44
Top Channel/ “Zoti merr pranë vetes më të mirët”, ish-banori i Big Brother VIP humb njeriun e afërm
25/04 21:34
Top News/ Amnisti për 24 orë, kapet në Tiranë hajduti i ‘Fordit’, erdhi nga Korça me autobus
25/04 20:55
Top News/ Tentoi të futej në Shqipëri, Policia kap shtetasin polak në kufi
25/04 20:27
Top Channel/ Pranga një ditë pas amnistisë, arrestohet në Korçë, vodhi sapo fitoi lirinë
25/04 20:00
Top Channel/ 500 mijë turistë në mars! Në vend të parë, turistët nga Kosova! Të dytët, italianët
25/04 19:55
Top News/ Hajduti nuk e harron zakonin/ Përfitoi nga amnistia por sapo doli vodhi makinën
25/04 19:52
Top Channel/ PS miraton pa opozitën nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në Shëndetësi
25/04 19:38
Top Channel/ Në pranga për korrupsion në ARRSH, lihet në burg Evis Berberin dhe dy biznesmenët
25/04 19:36
Top Channel/ “Bardhi s’e kallëzoi Olsi Ramën”, SPAK nuk nis hetim: Bëri vetëm deklarata publike
25/04 19:30
Top Channel/ E përplasi për vdekje me makinë, 23-vjeçari dyshohet se e bëri për…
25/04 19:28
Top Channel/ Ndodh çudia në Pogradec! Përfitoi nga amnistia dje, sapo doli nga burgu bën vjedhje
25/04 19:21