Dëbimi nga Shqipëria, turkut Çelik iu mohua ankimimi
21/01/2020 17:34

Urdhri i dëbimit i nxjerrë nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, ngre dyshime të forta se atij ju mohua hapur e drejta e ankimimit siç parashikon legjislacioni shqiptar. Dokumenti, një kopje e të cilit është siguruar nga Zëri i Amerikës, është firmosur nga Enkeleda Toska, Drejtore për Kufirin dhe Emigracionin në Tiranë në datën 1 Janar të këtij viti, në të njëjtën ditë kur ai u lirua nga burgu ku po vuante dënimin për “falsifikim dokumentash”. Urdhri saktëson se Harun Çelik “nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim” duke ju referuar Nenit 109/a të Ligjit shqiptar për të Huajt. Sipas këtij neni, masa e dëbimit, merret ndaj të huajit i cili “ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin Republikës së Shqipërisë dhe ka të dhëna se do të përdorë territorin e saj për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të tjera”. Në fakt, Çelik, ka hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri, në kufirin tokësor me Kosovën. Ai u kap më pas në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ndërsa po përpiqej të merrte fluturimin drejt një destinacioni tranzit me qëllim mbërritjen në Kanada, pasi kishte një vizë kanadeze të falsifikuar. Ajo që bën përshtypje në Urdhrin e dëbimit është urgjenca për ta larguar atë nga Shqipëria, në ditën e parë të vitit, kur të gjithë janë pushim, thotë VOA. Edhe pse afati për largimin nga territori është më shumë se 0 ditë nga data e marrjes së njoftimit, urdhri i dëbimit, e njeh megjithatë të drejtën e ankimimit.

Top News/ Protesta e opozitës, Berisha thirrje mbështetësve: Kjo betejë nuk është për mua
25/04 23:00
Top News/ Dokumentari i Rai 3, Berisha: Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime
25/04 22:15
Top News/”Prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë”, Berisha sulmon SPAK, mesazh ambasadorëve
25/04 22:00
Top News/ “Më vjen erë komunizmi”. Rama për ‘Il Giornale’: ishte e drejtë që fola
25/04 21:47
Top Channel/ “Shpërthen” Berisha gjatë fjalimit në ballkon: Hajdutëri, kafshëri dhe mafie që…
25/04 21:47
Top Channel/ “Hajduti na ka hyrë në shtëpi”, Berisha: Erion Veliaj nuk na tremb dot
25/04 21:46
Top Channel/ Sali Berisha fjalim nga ballkoni: Prokuroria një s’kap… çfarë është kjo kafshëri
25/04 21:46
Top Channel/ “Kjo mafie vjedh qindra milionë”, Berisha: Përdor drejtësinë si pushkë
25/04 21:45
Top Channel/ “Shpërthen” Berisha gjatë fjalimit në ballkon: Hajdutëri, kafshëri dhe mafie që…
25/04 21:44
Top Channel/ “Zoti merr pranë vetes më të mirët”, ish-banori i Big Brother VIP humb njeriun e afërm
25/04 21:34
Top News/ Amnisti për 24 orë, kapet në Tiranë hajduti i ‘Fordit’, erdhi nga Korça me autobus
25/04 20:55
Top News/ Tentoi të futej në Shqipëri, Policia kap shtetasin polak në kufi
25/04 20:27
Top Channel/ Pranga një ditë pas amnistisë, arrestohet në Korçë, vodhi sapo fitoi lirinë
25/04 20:00
Top Channel/ 500 mijë turistë në mars! Në vend të parë, turistët nga Kosova! Të dytët, italianët
25/04 19:55
Top News/ Hajduti nuk e harron zakonin/ Përfitoi nga amnistia por sapo doli vodhi makinën
25/04 19:52
Top Channel/ PS miraton pa opozitën nisjen e hetimit parlamentar për kontratat në Shëndetësi
25/04 19:38
Top Channel/ Në pranga për korrupsion në ARRSH, lihet në burg Evis Berberin dhe dy biznesmenët
25/04 19:36
Top Channel/ “Bardhi s’e kallëzoi Olsi Ramën”, SPAK nuk nis hetim: Bëri vetëm deklarata publike
25/04 19:30
Top Channel/ E përplasi për vdekje me makinë, 23-vjeçari dyshohet se e bëri për…
25/04 19:28
Top Channel/ Ndodh çudia në Pogradec! Përfitoi nga amnistia dje, sapo doli nga burgu bën vjedhje
25/04 19:21