Bahrein, zbulohet fusha më e madhe me naftë në 90 vite
02/04/2018 12:22

Bahreini ka zbuluar fushën më të madhe të naftës në gati 90 vjet. Pasuritë natyrore që fshihen aty i bëjnë të duken të vogla rezervat aktuale të mbretërisë së gjirit, thuhet në njoftimin zyrtar të saj ku shpjegohet se fusha e re gjendet në pellgun e Khaleej al-Bahrain-it, pranë brigjeve perëndimore të vendit.