“Balena” e rreme, hetim për telefonatën që alarmoi policinë
18/06/2017
Loja e rrezikshme "Balena Blu" është kthyer në një lojë për njerëz që nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

Një telefonatë që rezultoi mashtrim, vuri në alarm policinë dhe zjarrfikësit.

Telefonata kërkoi ndihmë se një fëmijë do hidhej nga kati i shtatë i një pallati, pasi ishte duke luajtur lojën "Balena Blu".

Pas verifikimeve rezultoi një shaka e hidhur dhe numri nga ishte kryer telefonata, nuk ishte më i disponueshëm.

Kujtojmë që hedhja nga lartësitë, është niveli i fundit i lojës famëkeqe, e cila ka marrë jetën e disa të rinjve, që e kanë luajtur.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të telefonatës së rreme.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.