Këshilltarët e djathtë kërkojnë që të futen brenda ambienteve të bashkisë për mbledhje.

Ndërsa dera është e bllokuar dhe godina është e rrethuar nga kordoni i policisë për sigurinë e rendit gjatë protestës së opozitës, ku përdoren bomba molotov dhe hidhen vezë e mollë, ata po kërkojnë të futen nga dera anësore.

Ata kërkojnë që të futen në godinë duke i bërë thirrje policisë që të lirojnë rrugën.

“Na jepni arsyen zyrtare zoti drejtor i Tiranës pse nuk na lejoni. po hyjmë nga krahu tjetër jo dera e qytetarëve, na hap rrugën”, i drejtohen  ata Tonin Vocajt.

Top Channel