Nisin shfaqjet në Fier! Sezoni i ri fillon me “Zbulimin” e vënë në skenë nga Salsano Rrapi

25/04/2024 12:30

Shfaqja “Zbulimi” i Salsano Rrapit ka ngritur siparin e Sezonit Teatror për vitin 2024 për teatrin “Bylis” të Fierit.

Sezoni do zgjasë rreth 7 muaj dhe do të përfundojë në muajin tetor me Festivalin e Aktrimit Apollon.

Ndërkohë regjisori i shfaqjes së parë të këtij sezoni, “Zbulimi”, Salsano Rrapi, shprehet për mediat, se përballja me publikun fierak nuk ishte e lehtë.

Në këtë sezon teatror publiku Fierak do të ndjekë 4 premiera dhe 6 shfaqje rivënie në skenë. Përzgjedhja e produksioneve fituese është bërë nga Bordi teatror i këtij projekti, me emra të shquar të artit skenik si Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Agim Bajko, Milto Kutali, Adriana Mile, të cilët kualifikuan pozitivisht 11 produksionet teatrore aplikuesve për financim.

Top Channel