Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Juli ka zgjedhur të telefonojë babanë e tij, artistin e ndjerë Zef Deda, të cilit i ka shprehur vazhdimisht sesa shumë i mungon.

Alo babush, o babushi im, zemra ime, ah sa më ka marrë malli për ty babo. E di, e di, që je mirë, je me engjëjt atje. Mos ki asnjë merak për këtu, por të flas nga shtëpia e BB babo. Para se të ikje nga ne, ta thash që do hy, the futu me luftu si trimat. Njat’ jam tu bo bab, e di se më shef, shpresoj t’i kem tregu ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, s’ma thua dot, por unë e di që ti je krenar për mua. Je në zemrat tona babo, mama është shumë mirë, e di që është dashuria jote, dhe ne e duam shumë.

Më kujtohet kur pata shku në shkollë të lartë, më the je tu shku me u bo aktor, por para se të bëhesh artist duhet të bëhesh njeri, këtë këshillë nuk e kam harruar në asnjë moment bab. Të du shumë, do kisha dëshirë…të kam kujtuar disa herë, e di që më ke dëgjuar, kam pasur nevojë të më thuash vrejtjet dhe sugjerimet e tua. Ah sa më kishte marrë malli për zërin tënd…të dua shumë dhe kam një  mall për ty që nuk di ta shpjegoj me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje”-ishte telefonata e Julit.

Top Channel