Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale

26/04/2024 11:25
Antony Blinken, Xi Jinping

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin në ditën e fundit të turneut të tij në Kinë të premten (26 prill).

Pas bisedimeve me Xi Jinping, Blinken pati një diskutim prej më shumë se pesë orësh me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për një numër çështjesh debatesh mes dy superfuqive.

Mediat e huaja shkruajnë se Blinken ka deklaruar se dy vendet duhet të jenë partner dhe jo rivalë.

“Ka ende një numër çështjesh që duhen zgjidhur dhe ka ende vend për përpjekje të mëtejshme,”- mësohet të ketë thënë Blinken.

Më herët gjatë ditës, duke u takuar në bujtinë shtetërore Diaoyutai në kopshtet e lashta të Pekinit ministri i Jashtëm kinez tha se lidhjet midis dy vendeve kanë filluar të stabilizohen.

Por mes të tjerash, Wang shtoi gjithashtu se dallimet midis vendeve vazhdojnë dhe vazhdojnë të rriten, duke i bërë bisedimet më të vështira.

“Në të njëjtën kohë, faktorët negativë në marrëdhënie janë ende në rritje dhe ndërtim dhe marrëdhënia po përballet me të gjitha llojet e pengesave,” tha Wang.

Top Channel