Vodhën 2 televizorë brenda banesës në Divjakë dhe i shitën, arrestohet 22 vjeçari, nën hetim i mituri! E pëson edhe i riu që i bleu

26/04/2024 14:41
Një prej televizorëve të vjedhur

Dy autorët e vjedhjes së dy televizorëve në një banesë në Divjakë, janë identifikuar nga policia.

Mësohet se është arrestuar 22 vjeçari D.C, ndërsa ka nisur hetimi për një 16 vjeçar.

Po ashtu ka rënë në pranga edhe 25 vjeçari S.Gj i cili ka blerë dy televizorët edhe pse kishte dijeni që ishin të vjedhur.

Televizorët e vjedhur u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel