Arrestimi i Haradinajt, MPJ-ja e Francës: Veprim ligjor, jo politik
09/01/2017
Arrestimi i Haradinajt, MPJ-ja e Francës: Veprim ligjor, jo politik
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal ka thënë të hënën nga Parisi se “veprimi ligjor ndaj Haradinajt nuk ka përmasa politike”. Sipas tij “procedurat që po zhvillohen ndaj tij janë të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.

Nadal u kujdes të shpjegonte se ky rast nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon, si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme dhe procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë. Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal.

Sipas tij, “Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli, e u zbatua në mënyrë automatike në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.