SHBA, nëna vret 6 fëmijët e saj
14/04/2014
SHBA, nëna vret 6 fëmijët e saj
Një grua në Jutah të Shteteve të Bashkuara është akuzuar për vrasjen e 6 fëmijëve të mitur të saj, pasi trupat e tyre u gjetën në disa kuti mbeturinash në shtëpinë e saj të mëparshme.

Megan Huntsman, 39 vjeç, i solli në jetë fëmijët mes viteve 1996 dhe 2006. Megjithatë, shtatë trupa u gjetën nga policia në shtëpinë e gruas, në lokalitetin Plisant Grov dhe ende nuk dihet përse ajo ka deklaruar vetëm për gjashtë fëmijë.

Bashkëshorti i saj, i çuditur, zbuloi trupin e parë në garazh para se të lajmëronte autoritetet. Për momentin ai nuk është i akuzuar. Ndërsa Megan Huntsman u akuzua për gjashtë vrasje dhe ndodhet në burgun e Jutahut që prej së dielës.

Darren West, i cili ka qenë në burg deri para pak kohësh për akuza të lidhura me trafikun e drogës, besohet të ketë qenë partneri i gruas kur fëmijët kanë ardhur në jetë.

“Ne nuk besojmë se ai kishte dijeni për situatën”, deklaroi zëdhënësi i policisë lokale, Michael Roberts. Kur u pyet nga mediat se si kishte mundësi që ai të mos dinte se e shoqja kishte lindur 7 fëmijë, ai u përgjigj: “Kjo është pyetja 1-milion dollarëshe”.

Oficerët e policisë u tronditën gjithnjë e më shumë teksa gjenin një fëmijë në çdo kuti, tha zëdhënësi, për të shtuar se trupat janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Kampione të ADN-së janë marrë nga Megan Huntsman dhe i shoqi dhe do të përdoren për të konfirmuar identitetin e prindërve të viktimave.
/ Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.8
USD 125.8 126.5
GBP 195.5 196
CHF 130.5 131
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2093.25
+25.61
+1.24%
FTSE 100 6555.28
+50.15
+0.77%
NASDAQ 5089.21
+49.43
+0.98%
FTSE MIB 23328.02
+518.72
+2.27%
CAC 40 4977.32
+49.72
+1.01%
DAX 11173.91
+117.51
+1.06%
HANG SENG 24562.95
+59.01
+0.24%
Nikkei 225 20222.82
-106.07
-0.52%
S&P/ASX 100 4712.20
+46.90
+1.01%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.