Sigurimet e punës së emigrantëve
20/05/2013
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.

Maliqati tregon se emigroi ne Itali ne vitin 1991 dhe punoi atje per 12 vite me radhe deri ne 2005 e me pas u kthye ne Shqiperi, pasi iu nenshtrua disa nderhyrjeve kirugjikale.

"Kam qenë emigrant në Itali për 15 vjet, nga viti 91 deri në 2005.Kam punuar në këto 12 vjet më kontribute.Në 2010 bëra në Tiranë kërkesën për pension dhe më thanë që duhet të bëja 20 vjet punë për të marrë pension.Edhe 80 vjec të arrija atje në Itali, nuk i bëja kurrë 20 vjet punë. Këtu nuk m'i njohin vitet e Italisë dhe Italia nuk m'i njeh vitet atje. Imagjinoni, unë jetoj me 136 mijë lekë", thotë Maliqati.

Pervec punes gjate qendrimit ne Itali, Maliqati eshte angazhuar edhe me sindikatat qe mbrojne te drejtat e emigranteve ne Itali dhe ka ndjekur nga afer ligjet italiane, që kanë të bëjnë me ta.

"Eshtë një ligj i 2012, që emigranti në bazë të viteve të punës gëzon të drejtën e pensionit. Në Institutin Nacional të Sigurimeve Shoqërore është e shkruajtur e zeza në të bardhë: 'Emigranti ruan të gjithë të drejtat e sigurimeve shoqërore'. Këtu më thanë që të marr një avokat në Itali privat, por unë nuk kam mundësi financiare. Nga ana tjetër është e pamundur që të zgjidhet kjo çështje me avokat privat sepse e di se sa zgjat procesi", thotë ish-emigranti.

Por si Maliqati tashme jane te gjithe emigrantet, te cilet kane te pasqaruar nga te dy shtetet se cfare do te ndodhe me kontributet e derdhura gjate viteve qe kane punuar ne shtetin fqinje. Ne nje kohe kur kriza ka prekur disa vende te Europes shume nga emigrantet po kthehen ne vendin e tyre duke pritur nje zgjidhje per kontributet, pasi as Italia nuk njeh vitet e punes ne Shqiperi dhe po keshtu Shqiperia nuk njeh vitet e punes ne vendet ku kane emigruar shqiptare.
/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Mendoni se janë shtuar rastet e dhunës policore apo janë shtuar rastet e denoncimit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 124.5 125.3
GBP 192 192.9
CHF 131 131.8
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4987.89
+20.753
+0.42%
S&P 500 2110.74
-3.12
-0.15%
FTSE 100 6935.09
-14.64
-0.21%
FTSE MIB 22284.680
+119.549
+0.54%
CAC 40 4922.55
+11.93
+0.24%
DAX 11339.99
+12.80
+0.11%
HANG SENG 24823.289
-78.771
-0.32%
Nikkei 225 18797.939
+12.15
+0.06%
S&P/ASX 100 4945.700
+16.300
+0.33%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
“Për pak desh vdiqa në skenë”
Ariana Grande rrëfen incidentin e pakëndshëm

“Planeti i kuq” s’është i kuq
“Curiosity” gërrmon në Mars; nën sipërfaqje shkëmbinjtë janë blu

Më 9 mars ora inteligjente e Apple
Produkti i parë i ri i kompanisë amerikane që prej 2010-ës

E frikshmja Olivia Wilde
Aktorja poston foto horror në Twitter për promovimin e filmit të saj të ri

27 milion ton pluhur nga Saharaja në Amazonë
Vëzhgimi i teleskopit të NASA-s: Çdo vit nga shkretëtira shkëputen 182 mln ton pluhur

Aktorit rus i vjedhin testikujt
Dyshohet për një bandë që merret me shitje organesh

Prindërit bëjnë tatuazh shenjën e lindjes së vajzës së vogël
“Nuk duam që të ndihet ndryshe kur të rritet”





Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.