Përmbytjet nuk janë asgjë, mjekët bëjnë paralajmërimin e fortë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Sëmundja…

25/04/2024 20:39

Përmbytjet e pazakonta në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shtuar shqetësimin tek mjekët, të cilët shprehen se qëndrimi në ujë në një kohë të gjatë mund të çojë në çrregullime ose sëmundje të lëkurës.

Reshjet ekstreme të shiut për shkak të El Nino janë bërë 10-40 për qind më të rënda në rajonin e prekur, kjo sipas një studimi të publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Njëzet e një persona humbën jetën në Oman dhe katër në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u goditën nga reshjet më të mëdha të shiut që nga fillimi i regjistrimeve për shtetin e shkretëtirës së Gjirit, 75 vjet më parë.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani janë shtete prodhuese të naftës që tashmë vuajnë nga nxehtësia ekstreme e shkaktuar nga ngrohja globale. Por përmbytjet e javës së kaluar zbuluan rrezikun shtesë të ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit ndërsa planeti nxehet.

Top Channel