Kërkoi leje deri në orën 20:00, Rithemelimi mbyll protestën pas 120 minutash. Molotov, vezë e mollë drejt Bashkisë së Tiranës

26/04/2024 12:59

Pas 120 minutash, Rithemelimi ka mbyllur protestën e sotme që u mbajt para bashkisë së Tiranës.

Për këtë protestë, e katërta e Rithemelimit, në polici ishte këtkuar leje që të zgjaste deri në orën 20:00, por duket se është mbyllur shumë më herët.

Në këto 120 minuta në hyrje të bashkisë u hodhën sërish bomba molotov, vezë, mollë, si dhe u tentua disa herë që protestuesit dhe këshilltarët e djathtë të futen në godinë me forcë, por janë ndaluar nga policia.

Protesta e radhës u njoftua për të martën në orën 16:30.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel