“Vajzat mund të kenë rezistuar, nëna është hedhur me djalin”, Karamuço shpjegon dy pistat nga tragjedia në Shkodër: Trupat e tyre…

06/05/2024 22:52

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka shpjeguar dy pistat me mundshme të vetëvrasjes së Alma Arrazit bashkë me tre fëmijët e saj disa ditë më parë në Shkodër.

Ai tha se vajzat mund të kenë rezistuar, por janë shtyrë nga e ëma, e cila është hedhur më pas me djalin e vogël 3-vjeçar.

Karamuço: Fëmijët janë vrarë dhe ka dy dinamika, dy pista ose kanë rezistuar, se këto janë të rënda për t’u shpjeguar, ose e kanë mbajtur që të mos hidhej ose nëna ka hedhur vajzat, pastaj djalin, me atë rripin e çantës dhe është hedhur bashkë, se ata mund të gjenden bashkë.

Nga ana tjetër, karamuç e cilëson qesharake akuzën ndaj Erdgys Arrazit, pasi sipoas tij nuk lidhet me ngjarjen.

Karamuço: Ka një akuzë qesharake, një lajthitje, nuk kemi shkaktim vetëvrasje, fëmijët nuk kanë zgjedhur të vrasin veten, janë vrarë, nuk janë në moshë për të vrarë veten.
Thashë ky është me shumë fat se kemi ligj që ua lehtësojmë pozitën njerëzve, i lehtësojmë, janë vrarë dhe ka dy dinamika, dy pista ose kanë rezistuar, se këto janë të rënda për t’u shpjeguar, ose e kanë mbajtur që të mos hidhej ose nëna ka hedhur vajzat, pastaj djalin, me atë rripin e çantës dhe është hedhur bashkë, se ata mund të gjenden bashkë.

Top Channel