Izraeli nën alert! Ndizen sirenat në pjesën jugore, raketat duken mbi qiell (Fotot)

06/05/2024 22:50

Një alarm i kuq për raketa është vendosur në Sderot, Ibim, Nir Am, Mefalsim, Gavim dhe Kolegjin Sapir, që të gjitha ndodhen pranë Gazës në Izraelin jugor.

Sistemi i alarmit të kuq është burimi zyrtar i Izraelit për sulmet me raketa të lëshuara ndaj vendit, tek i cili mbështeten çdo ditë miliona izraelitë. Hamasi ka vazhduar të hedhë raketa në drejtim të Izraelit që nga sulmet e 7 tetorit dhe fillimi i luftës në Gaza.

Sistemi antiraketor Iron Dome i Izraelit kap raketat e lëshuara nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, siç shihet nga Ashkeloni, IzraelSistemi antiraketor Iron Dome i Izraelit kap raketat e lëshuara nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, siç shihet nga Ashkeloni, Izrael

Në foton që shihni, e publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, tregojnë momentin kur raketat e lëshuara nga Gaza kapen nga sistemi Iron Dome i Izraelit.

Iron Dome është projektuar për të mbrojtur kundër armëve me rreze të shkurtër veprimi dhe përdor radarin për të gjurmuar raketat.

Sistemi antiraketor Iron Dome i Izraelit kap raketat e lëshuara nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, siç shihet nga Ashkeloni, Izrael.

Top Channel