“Arka e Memories”, ekspozita me pirgjet e albumeve të vjetra fotografike

24/04/2024 20:00

Pirgjet me albume të vjetra fotografike, ku shfletimi i tyre nga pluhuri kohëve të shkuara, të kaplonte menjëherë në gjurmët e arkivës pamore të Institutit të Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve – UART) janë pjesë e një ekzpozite të quajtur Arka e Memories.

Në fotografi, ekziston një realitet kaq delikat saqë bëhet më real se realiteti.

Çdo imazh flet sa për një mijë fjalë, çdo gjurmë drite në celuloid ka shënjuar përjetësisht jetën universitare në aq shumë ngjarje shkollore, me personazhe të profesoriatit, studentësh, artistësh, e shumë të tjerë që kanë kontribuar në dekada për të krijuar elitat në edukim dhe kulturë.

Nga “Arka e Memories” dallohen qartazi edhe dritë-hijet e kohëve utopike që jetuam, ndërmjet frymës revolucionare dhe retushimeve historike.

Top Channel