Listat e deputetëve
06/05/2013
Listat e deputetëve
Listat e deputetëve u shndërruan në çështjen e ditës, ndërsa deri në mesnatë, të gjithë partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje të 23 qershorit duhet të përcaktuan emrat që do të kandidojnë në të gjitha rrethet.

Një temë dinamike dhe në zhvillim, ajo e listave u përcoll mbrëmjen e së hënës me lidhje të shumta direkte nga selitë e PS, PD dhe LSI në studion e Rudina Xhungës, në emisionin e përjavshëm “Shqip”, ku ishin të pranishëm edhe katër analistë të mirënjohur të shtypit shqiptar.

Eduart Zaloshnja, Shpëtim Nazarko, Lufti Dervishi dhe Arjan Vasjari komentuan në kohë reale zhvillimet e vrullshme politike, duke u përpjekur njëkohësisht që të përkthenin përmbajtjen e numrave e kalkulimeve të paqarta të momentit.

I pari që nisi vlerësimin e informacioneve paraprake, zoti Nazarko, tha se: “Po bëhet shumë zhurmë për asgjë. E gjithë historia e këtyre listave, ajo që ia vlen të debatosh është treshja e PS që është futur tek Partia Demokratike. Duket sikur ndodhemi në Shqipërinë e vitit 1913 tek Viti i Mbrapshtë, si ajo barcaleta, që prifti ishte njëkohësisht hoxhë në fshatin tjetër. Këtu kemi deputetë me 20 vjet histori në një forcë, si Kastrioti Islami, që kalon nga ana tjerër dhe asnjëra nga palët nuk ka turp, ndërsa në duhet të kthehemi pas e të kujtojmë dramën enveriste si ndaheshin në të kuq e blu. Le të shpresojmë që jemi në aktet e fundit të kësaj klase politike që po degjeneron. Tek PD, ajo që më bën përshtypje është ndryshimi i 40% të listës, ndoshta siç bëjnë partitë e mëdha që nuk tregojnë emrat deri në fund, sepse është shumë e rëndësishme të dish kë ke në secilin qark, për të gjetur peshën korresponduese”.

Në komentin e tij mbi listat, me doza të qarta ironie, Dervishi theksoi: “Unë mendoj se dita e sotme e zgjedhjeve ka shkuar qetësisht, pa incidente e këto zgjedhje tregojnë që kemi një lloj problemi. Kjo është dita e zgjedhjeve pasi mësojmë emrat e 90% të Parlamentit të ardhshëm, këto zgjedhje kanë dy vota, vota e PS dhe e PD, dy vota që përkthehen në 120 mandate”.

Sipas Dervishit, “Ne sot mësojmë se cilët janë deputetët që do të ulen në shtator në Parlament, zgjedhjet bëhen për 14-15 vende në rastin më të mirë. Kjo ngre një pikëpyetje të madhe mbi demokracinë, nuk ka gjë më të rëndësishme se cilësia e Parlamentit të ardhshëm e sistemi u ndryshua duke thënë se në mazhoritar kishte njerëz me muskuj e me para, e duhet t’i japim vendit cilësinë e Parlamentit. Gjithashtu, do të shohim deputëtët e përmendur në Ëikileaks si deputetë me lidhje kriminale, a do të jenë përsëri në listë. A do të ketë njerëz të papërfolur për afera, sa i kanë rezistuar krasitjes ata njerëz që kanë dhënë kontribut real në këto vite”.

Për Vasjarin, “ky moment, më së shumti duhet t’i përkiste burokracisë politike nëse do të ishim në një realitet normal. Prezantimi i listave nuk do i shkonte orës 25, pak a shumë po vërtetohet ajo që kryesisht  analistët e kanë thënë më parë që 23 qershori do të jetë një betejë taktike se sa betejë platformash dhe edhe kjo është provë e mbizotërimit të takticitetit në ofertën politike. Ajo që unë shikoj, duke diskutuar mbi këtë pandehmë, pasi s’kemi të dhëna zyrtare, konstatoj se kemi mbizotërimin e kristalizimit përfunditmar të dominancës së kryetarëve. Praktikisht, partitë shqiptare po shndërrohen në struktura monokratike dhe kolegjialiteti nuk ezkstion, mungesa e transparencës, hermetizmi ekstrem e provojnë këtë si tezë. Një element tjetër, për të cilin më vjen keq, është pjesëmarrja e ulët e shoqërisë civile e mjediseve akademike. Ky kalcifikim partikratik shpjegon gjithashtu se partitë i drejtohen kryesisht elektoratit militant. Unë nuk shoh fashë të moderuar brenda partive, ndryshe nga çdo parti moderne në botë, këtu nuk e shoh dhe edhe elementë e rinj që pa dyshim do korruptohen në strukturat partiake janë të detyryar t’i nënshtrohen logjikës agresive e refraktare të kryetarëve të tyre”.

Në lidhje me listat, Zaloshnja nuk i konsideroi si vendimtare, duke theksuar se ndarja e pushtetit është bërë që në 24 prill, ditën kur u shpallën koalicionet. “Gjëja më e rëndësishme, në funksion të rezultatit është padiskutim 24 prilli. U rreshtuan kampet dhe u ndanë kufinjtë. Vendimet e sotme janë taktikë, nëse përdorim një metaforë. Dihet kush janë finalistët dhe tani diskutohet cili do të jetë sulmues, e mesfushor, etj. Të mos i neglizhojmë, janë vendime të rëndësishm, në Durrës fjala vjen, fakti që nuk u kandidua zoti Duka dhe u shpall ky vendim, ishte një gabim taktik, që vështirëson jashtëzakonisht për të majtën marrjen e mandatit të shtatë”. Në vijim të emisionit, të njëjtin konkluzion, Zaloshnja do të arrinte edhe për përjashtimin nga listat e PS-së të deputetit Arben Malaj.
 

/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 128.7 129.2
GBP 195 195.5
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5092.08
+36.02
+0.71%
S&P 500 2117.69
+4.76
+0.23%
FTSE 100 7070.70
+17.03
+0.24%
FTSE MIB 23427.35
+227.92
+0.98%
CAC 40 5201.45
+22.54
+0.44%
DAX 11810.85
+87.27
+0.74%
HANG SENG 28060.98
+233.28
+0.84%
Nikkei 225 20020.04
-167.61
-0.83%
S&P/ASX 100 4954.40
+72.90
+1.49%
SHOWBIZ & LIFESTYLE


Rona Nishliu, koncert “Me motivet tona” në Prishtinë
Projekti, pjesë e kalendarit kulturor Kosovë-Shqipëri. Më 1 Maj te Kryeministria në Tiranë

Miley Cyrus puthje pasionante me një femër
Këngëtarja nuk e ka vuajtur aspak ndarjen nga Patrick Schwarzenegger

Kim Kardashian pagëzon vajzën në Jeruzalem
North është anëtarja më e re e Kishës Ortodokse Armene

Parku i Jelloustonit fsheh një supervullkan
Studimi: Magma mund të mbushë 14 herë Kanionin e Madh

Taylor Swift rrëfehet për dashurinë
Këngëtarja thotë se është ndjerë e “turpëruar” për historitë e saj që janë bërë objekt tallës

“Top Fest 12”, gjysmëfinalja në Prishtinë
Talenti i pjesëmarrësve nga Kosova “tërheq” aktivitetin

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.