E bujshme nga mediat iberike! Spanja mund të rrezikojë “Euro 2024” pas shkeljeve në federatën spanjolle të futbollit

26/04/2024 12:00
Skuadra kombëtare e futbollit të Spanjës

Mediat spanjolle kanë raportuar se qeveria e Spanjës ka synim të ndërhyjë në Federatën Spanjolle të Futbollit për të zgjidhur kaosin që ka kapluar institucionin duke qenë se ende nuk ka asnjë president të ri.

Kandidati kryesor është pezulluar përkohësisht nga kandidimi pas akuzave të vazhdueshme për korrupsion që janë ngritur në organin kryesor të futbollit spanjoll.

Ndërkohë, UEFA nuk është shumë e lumtur për situatën dhe sipas mediave spanjolle, mund të pezullojnë klubet spanjolle nga garat europiane nëse konfirmohet ndërhyrja politike nga qeveria spanjolle, gjë që bie totalisht në kundërshtim me statutin e institucionit.

UEFA veproi në të njëjtën mënyrë me Rusinë dhe klubet e saj kur filloi lufta në Ukrainë.

Nëse kjo gjë ndodh, kjo do të thoshte se klubet e La Ligës nuk do të ishin në gjendje të konkurronin në Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës.

Për më tepër, Spanja nuk do të ishte në gjendje të luante në Ligën e Kombeve të UEFA-s ose në Kampionatin Europian, aty ku është në “grupin e Ferrit” me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.

Top Channel