Restelicë, përcillen viktimat e ortekut
13/02/2012 23:00
Fshati Restelicë i dha lamtumirën e fundit 9 banorëve të tij. Morti që zbriti nga malet i ka lënë pa fjalë njerëzit në këtë fshat malor, ndërsa heshtja për viktimat prishet kur atyre u duhet të tregojnë se ndoshta e keqja ende nuk ka kaluar.

Ata drejtojnë gishtin te një faqe mali ku shenjat sipas tyre s'lënë dyshime se një ortek tjetër mund të jetë i afërt.

Kjo është një tjetër lagje e Restelicës, ku banorët sic na treguan atje i braktisën shtëpitë për të zbritur më poshtë në fshat te të afërmit, për të mos pësuar fatin tragjik të familjes Reka.

Mes mikpritjes dhe mirënjohjes për gazetarët që kjo fatkeqësi i solli në fshatin e tyre të largët, në Restelicë të përcjellin drejt vendit të tragjedisë. Rruga për atje është e vështirë. Bora shpesh e mbulon njeriun, shtigjet janë të ngushta dhe aty ku ka patur rrugë vetëm disa ditë më parë, sot mbretëron vetëm një bardhësi vrasëse, jo vetëm për sytë.

Banorët kanë të vështirë dhimbjen, por të tjerë njerëz të vështirë kanë misionin e tyre. Në një vend ku brenda pak minutash moti ndërronte nga diell, erë, apo llohë borë e papritur,  ekipet e kërkimit të FSK i gjetëm në ditën e tretë të operacionit, teksa kërkonin një 20 vjecar, viktimën e fundit të zhdukur nën gërmadhat me dëborë.

“Ne kemi kërkuar në vendin ku kanë qenë banorët e familjes Reka dhe aty nuk ka dyshime për viktima të tjerë. Ne po këkojmë disa metra më poshtë pasi sipërfaqja e dëborës është më e gjerë”, tha komandanti i operacionit, Mehmet Ladrovci

Pasi kërkuan në sipërfaqen ku ishte kuzhina e familjes Reka, fare pranë vendit ku u gjet e gjallë 5 vjecarja Asmira ekipet e FSK e zgjeruan perimetrin e kërkimit.

Në gërmadhat ku jeta është kthyer në akull ka ende rreziqe, por cfarë do t'i rrezikojë më gjatë banorët e këtij fshati do të jetë mali dhe zemërimi i motit, për sa kohë që ajo cfarë ndodhi do të kuptohet thjesht si një fatkeqësi që mori jetë njerëzish e që largon të tjerë nga vatrat e tyre.






/ Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.3
USD 129.5 130
GBP 194 194.5
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4931.81
-75.98
-1.52%
S&P 500 2081.18
-23.81
-1.13%
FTSE 100 6994.63
-65.82
-0.93%
FTSE MIB 23044.08
-566.73
-2.40%
CAC 40 5143.26
-81.23
-1.55%
DAX 11688.70
-310.16
-2.58%
HANG SENG 27653.12
-86.59
-0.31%
Nikkei 225 19652.88
-232.89
-1.17%
S&P/ASX 100 4909.30
-57.30
-1.15%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
6 lloje obezësh
Studimi britanik arrin një kategorizim dhe rreziqet përkatëse

Rrëfimi tronditës i ish-agjentit të CIA-s
“37 vrasje për llogari të qeverisë, përfshirë Marilyn Monroe”

Mbipopullimi, në fokusin e fotoreporterit britanik
Ky fenomen është kthyer në fokusin e një fotoreporteri britanik, Donald MecCulin

Foto e parë e Chris Brown me vajzën e tij
Këngëtari ka mësuar së fundmi se është babai i vogëlushes

Politikania çeke zhvishet në shenjë proteste ndaj qeverisë
Ester Kaplankova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e saj

Koha e pushimeve familjare për Penelope Cruz
Aktorja fotografohet familjarisht në Australi

Rosie shkëlqen në krahët e Jason Statham
Aktori 47-vjeç dhe e dashura e tij 27-vjeçe dukeshin tepër elegant me veshjet e tyre në këtë event

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.