Zyra e shpartalluar e tatimeve/ Dokumentet konfidenciale shpërndahen në kundërshtim me ligjin
12/03/2021 15:38

Administrata shtetërore e Tatimeve në Shqipëri është institucioni më hermetik për median dhe shtypin sa herë gazetarët kërkojnë informacion. Arsyeja është se ligji ja ndalon tatimeve që të shpërndajnë informacione që lidhen me kontratat, faturat e kompanive. E vetmja e dhënë që bëhet publike janë bilancet vjetore. Por muri hermetik i të dhënave në tatime që detyron ligji, e ka një të çarë dhe prej andej dalin informacione jo për interes publik, por për interesa të tjera. Këto interesa kryesisht janë politike, dhe dokumente konfidenciale përfundojnë në dorën e politikanëve që duan sulmojnë apo intimindojnë. Por kjo është e keqja më e vogël që mund të krijojë shkelja e ligjit nga ana e Administratës së tatimeve. “Shitja” e të dhënave konfidenciale, klientëve të kompanive apo faturave të tyre, është një fenomen që dënohet me ligj sepse është përdorur shpesh si një mjet lufte të pistë tregtare, apo edhe kriminale. Janë të shpeshta rastet në Shqipëri kur nëpunës të kompanive të ndryshme ndiqen penalisht sepse vjedhin dhe shesin të dhëna konfidenciale nga një kompani tek tjetra me qëllim dëmtim. Por është akoma më e rëndë kur bëhet fjalë për një institucion shtetëror si Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve që paguhen nga taksapaguesit që të mbrojë, ndërsa në të vërtetë lejon të shpërndahen informacione si mjete për luftë politike apo tregtare. Është akoma më e rëndë situata po te mendosh që atë mur e kalon edhe krimi i organizuar që merr të dhëna për gjobëvenie, apo shantazhe ndaj biznesit. Prokuroria e Tiranës prej disa muajsh po heton shkeljet e ligjit që janë bërë të përsëritura në zyrën e tatimeve, 4 nëpunës janë pezulluar por duket se nuk mjafton me kaq. e gjithë kjo nisi në muajin gusht ku ndaj një media në tiranë filloi një sulm politik me dokumente konficenciale të dala nga zyra e tatimeve. Kjo nuk është hera e parë dhe a e fundit që ndodhi. edhe top Channel është gjendur nën sulm politik nga persona të cilët dhe pse ligji ua ndalon kanë akses në të dhënat konfienciale të zyrave të tatimeve

Top Channel/ Emigranti gjendet i pajetë në Drenovë të Korçës, vinte nga vendet e Lindjes
18/04 13:08
Top News/ Po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari
18/04 13:07
Top Channel/ Gjyqi për “Sterilizimin”, GJKKO urdhëron SPAK t’i japë dosjen pa pagesë Beqajt dhe…
18/04 13:06
Top Channel/ Interpelanca me Niko Peleshin dhe Nasip Naçon, seanca plenare e boshatisur
18/04 13:02
Top Channel/ “Hëngrën çorbën e prishur”! Pazar me mandatin e Xhaçkës, pse nuk e bllokojnë foltoren
18/04 12:58
Top Channel/ Sulmet ndaj SPAK në Kuvend, Spiropali: Meta doli nga binarët, “kafshoi” Dumanin nga…
18/04 12:55
Top Channel/ Ministrat e jashtëm të G7-ës mblidhen në Itali. Sanksionet mbi Iranin, ndihmë Ukrainës
18/04 12:51
Top Channel/ “Nën presion” për të mbrojtur Ukrainën. Zelensky akuzon BE për favorizim të Izraelit
18/04 12:51
Top Channel/ Votimet, Kroacia “zgjedh” Europën/ Fiton bindshëm partia e kryeministrit Plenkoviç
18/04 12:51
Top News/ GJKKO i kursen Beqajt 1 mln lekë/ Urdhëron SPAK t’i japë fashikujt e dosjes falas
18/04 12:41
Top Channel/ “Pashë policët që…”! Detaje nga arrestimi këngëtarëve, flet artisti që ishte prezent
18/04 12:38
Top Channel/ Vrau gruan si në filma!Vajza merr emrin e nënës, si reagoi piloti grek i dënuar me burg
18/04 12:28
Top News/ Komisioni parlamentar për dezinformimin/ BE-Kujdes, nisma të respektojë lirinë e shprehjes
18/04 11:53
Top Channel/ Basha i drejtohet deputetëve të Rithemelimit: Bëjnë si i bukuri shejtan, janë të kapur
18/04 11:47
Top Channel/ “Nuk është vetëm mandati i Olta Xhaçkës…”, Basha: Se ku qëndrojnë ata është e qartë
18/04 11:42
Top Channel/ Basha për mediat: Pazari është i qartë, ky parlament ka marrë fund
18/04 11:42
Top Channel/ “E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, Basha-deputetëve të Rithemelimit: Bëjnë…
18/04 11:41
Top Channel/ Lulzim Basha deklaratë për mediat: Pjesë e lojërave politike në kurriz të shqiptarëve
18/04 11:41
Top Channel/ Bulqizë, dëborë në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit! Mund të dëmtojë fruti-kulturën
18/04 11:36
Top Channel/ Qarkullonte me armë zjarri pa leje në Vlorë, arrestohet një 34-vjeçar
18/04 11:28