Zgjerimi i BE: Propozimi francez nuk është i vetmi
20/11/2019 18:15

Bashkimi Evropian nuk ia ka kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor, por ka vend për përmirësime. Propozimi francez nuk do të jetë i vetmi që do të trajtohet. Pas bisedimeve të pasuksesshme maratonë të liderëve në tetor të këtij viti, për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE, takimi i tanishëm i ministrave të jashtëm ishte një shans i ri për shqyrtimin e qetë të perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Drejtuesja e takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës Titi Tupurainen, tha se debati i fundit ishte vetëm hapi i parë në përgatitjen e samitit të pranverës së vitit 2020, kur sërish do të mblidhen liderët e BE. „Nuk ka ndonjë konkludim nga ky takim, por ideja është që të dërgohet një sinjal i qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Të gjithë ne e mbështesim këtë perspektivë”, tha Tupurainen. Mbështetja formale e Ballkanit Perëndimor është ndoshta edhe elementi i vetëm që bashkon vendet anëtare. Shumica prej tyre janë dakord me vazhdimin e procesit. Qëllimi është që në samitin e majit në Zagreb, ku do të mblidhen krerët e BE dhe Ballkanit Përëndimor, të vendosen bazat e një politike efikase të zgjerimit. Kërkesat e Parisit Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Amélie de Montchalin foli për një proces më efikas, konkret dhe të besueshëm të zgjerimit. „Tani shohim që procesi nuk po funksionon, sepse po zgjat tepër, është zhgënjyes, zhvillohet sipas automatizmave të caktuar dhe qytetarët nuk shohin ndonjë interes në këtë proces.” Duke folur për propozimin francez, Amélie de Montchalin tha se ai parashikon kushte më të rrepta, mbështetje financiare dhe mundësinë e kthimit mbrapa të vendeve kandidate. Ashtu siç është tani, sipas saj, procesi nuk po jep rezultatet e pritura. Si dëshmi ajo përmendi faktin që përkundër negociatave shumëvjeçare, po vazhdon procesi i zhvendosjes së njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ka ardhur koha të largohemi nga tregimet e mëdha dhe të shtrojmë çështjen e ndryshimeve esenciale – pra mbështetjes së qytetarëve të Balllkanit Perëndimor, të cilët presin shumë nga BE”, tha ajo. Propozimi francez nuk ishte zyrtarisht në rend dite në këtë takim. Por burimet e informuara mirë thonë se disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë propozim, ndërsa të tjerat e kanë mbështetur.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37