Zgjedhjet lokale në Hong Kong, demokratët fitojnë 90% të votave
25/11/2019 17:57

Jo vetëm me protesta, banorët e Hong Kongut ia çuan të fortë mesazhin e tyre Pekinit edhe përmes votës në zgjedhjet lokale të një dite më parë. Liderja ekzekutiv e Hong Kongut, Carrie Lam, deklaroi se qeveria “do të reflektojë seriozisht”, pasi kandidatët pro demokracisë shënuan një fitore dërrmuese; mediat vendase tregojnë se tani, 17 nga 18 këshillat e qarqeve do të kontrollohen nga demokratët. Zgjedhjet e së dielës në Hong Kong ishin të parat që prej fillimit të valës së protestave kundër regjimit të Kinës gati gjashtë muaj më parë. Pjesëmarrja në to ka qenë e jashtëzakonshme, mbi 71 për qind. Rezultati shihet si një goditje e aspër për Lam dhe si një shenjë të qartë të mbështetjes së madhe për lëvizjen protestuese. Këshilltarët e rretheve kanë pak fuqi politike dhe kryesisht merren me çështje lokale, siç janë rrugët e autobusëve dhe mbledhja e mbeturinave. Por, ata gjithashtu duhet të zgjedhin 117 persona nga rrethet e tyre, për t’u ulur në komitetin prej 1,200 anëtarësh që zgjedh shefin ekzekutiv të territorit. Hong Kongu është pjesë e Kinës në bazë të politikës “një shtet, dy sisteme”. Ai ka disa të drejta që nuk i gëzon pjesa tjetër e Kinës, por protestuesit ankohen se këto liri po u kufizohen gjithmonë e më shumë nga regjimi në Pekin.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37