Zbulimi i madh në Egjipt, arkeologët gjejnë kafshë të mumifikuara
25/11/2019 22:27

Egjipti ka prezantuar zbulimin e paprecedentë të dhjetëra kafshëve të shenjta të mumifikuara mes të cilëve mace, krokodilë dhe dy këlyshë luani, të gjetur gjatë gërmimeve në varrin e një prifti mbretëror. Khaled El-Enany, ministri egjiptian i antikiteteve tha se zbulimi datonte nga shekulli i shtatë para Krishtit dhe i vetëm, mund të mbushë një muze të tërë. Po ashtu janë zbuluar 25 kuti të drunjta të dekoruara me hieroglife, të mbushura me mace të mumifikuara dhe 75 kuti në të cilat ndodheshin statuja macesh të drunjta dhe bronzi. Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i gjykatës supreme të Egjiptit, tha se zbulimi më mbresëlënës ishin pesë mace të mëdha të mumifikuara. Një skanim i kryer mbi dy prej tyre tregoi se ishin këlyshë luani. Ai tha më tej se do të bëheshin studime më të thelluara për akoma më shumë detaje. Ndërsa macet e mumifikuara, që mbaheshin si kafshë shtëpiake dhe adhuroheshin në Egjiptin e lashtë, nuk janë të pazakonta, mumiet e luanëve, janë të rralla. Një arkeolog francez kish gjetur më parë një luan mashkull të mumifikuar në afërsi të të njëjtit vend, duke zbuluar statusin e tyre të shenjtë në Egjiptin antik. Pjesë e këtij zbulimi të fundit ishin edhe tre statuja krokodilësh me mbetjet e krokodilëve të vegjël të mumifikuar brenda tyre.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37