Pas më shumë se dy muajsh, izolimi i Wuhan-it – qytetit kinez ku është shfaqur koronavirusi për herë të parë – do të marrë fund më 8 prill, raporton media shtetërore e Kinës. Pjesët e tjera të provincës Hubei, kryeqytet i së cilës është Wuhani, do t’i heqin ndalesat në udhëtim nga 25 marsi. Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Wuhan, në fund të vitit të kaluar.