Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03/2026 19:53

Qytetarët italianë i thanë “JO” kryeministres Giorgia Meloni në referendumin dyditor për Reformën në Drejtësi, duke lëkundur pozitat e saj në qeveri. Rreth 53% e qytetarëve votuan kundër ndryshimeve në Kushtetutë për gjyqësorin, të propozuara nga qeveria e udhëhequr nga kryeministrja Meloni, sipas së cilës, synonin një sistem drejtësie më të pavarur. Në votimin, që nisi të dielën dhe u mbyll pasditen e të hënës, u shënua një pjesëmarrje në nivele historike, me rreth 59%, të cilët hodhën poshtë lëvizjen e udhëheqëses së ekstremit të djathtë, që dëshironte të ndryshonte Kushtetutën e Italisë për të ndarë rolin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe për të reformuar trupin mbikëqyrës të tyre. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, kryeministrja Giorgia Meloni pranoi humbjen në referendum, por nuk ka asnjë sinjal për dorëheqje. “Sovraniteti i përket popullit dhe italianët janë shprehur qartë. Ne e respektojmë vendimin. Keqardhje për një mundësi të humbur për të modernizuar Italinë, por kjo nuk e ndryshon angazhimin tonë për të vazhduar të punojmë me seriozitet dhe vendosmëri për të mirën e kombit. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, tha Meloni. Vota e italianëve kundër qeverisë u përshëndet nga opozita. Ish-kryeministri Giuseppe Conte, drejtues i partisë “Lëvizja Pesë Yje”, tha se “po agon një pranverë e re politike, ku qytetarët janë protagonistë”. “Qytetarët po sinjalizojnë kërkesën për një politikë që është e vëmendshme ndaj nevojave të tyre dhe më pak e fokusuar në mbrojtjen e politikanëve nga hetimet”, u shpreh Conte. Edhe ish-kryeministri Matteo Renzi, që udhëheq Partinë Demokratike, e cilësoi rezultatin e referendumit një ngjarje të madhe politike. “Kur populli flet, qeveria duhet të dëgjojë”, u shpreh Renzi, i cili në vitin 2016, në atë kohë kryeministër i vendit, vuri bast karrierën e tij në një reformë kushtetuese që votuesit e refuzuan, duke i rrëzuar qeverinë. “Ne fituam! Një shumicë kombëtare ndaloi një reformë të gabuar. Një fitore edhe më e bukur sepse filluam nga një humbje e parashikuar, por në vend të kësaj e përmbysëm atë rezultat. Të rinjtë bënë diferencën, edhe pse jo-rezidentët nuk mund të votonin. Sapo të fitojmë zgjedhjet, do të miratojmë një ligj që u lejon jo-rezidentëve të votojnë”, tha sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55