Do të ishte "e paimagjinueshme" që Australia të mos bashkohet me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni do të ndërmerrte veprime për të mbrojtur Tajvanin, deklaroi ministri australian i Mbrojtjes Peter Dutton. Pak ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të ndërmarrin "veprime" nëse Kina përdor forcën për të ndryshuar status quo-në mbi Tajvanin.