Vrasjet e pazbardhura të Rrëshenit/ Një vit më parë u vra me snajper Kastriot Reçi
07/01/2021 15:22

Një vit më parë, Kastriot Reci u qëllua me snajper, në hyrje të sheshit të Rrëshenit, ndërsa po shkonte në lokalin e tij. Sot, në një vjetorin e vdekjes, familjarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u vra. Policia e Lezhës, por edhe forca të shumta të FNSH në Shkodër, kanë mbërritur në Rrëshen ku kanë ndërmarrë një sërë masash nga frika e ndonjë ngjarje të mundshme. Ne 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona ne Belgjike, Rome dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini Anton Keli dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes mes dy fiseve. Vrasjet mes dy fiseve kane nisur nga Viti 2016 ku ekzekutua Saimir Jaku, ish-drejtori i OSHEE. Deri më tani ngjarja ka mbetur pa autor. Ndërkaq, ne Rome është ekzekutuar Gasper Reçi. Ai u qellua me arme ne hyrje të banesës se tij. Ne shtator te 2017 vritet ne Belgjike nje tjetër qytetar i Rrëshenit, Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Vrasjet ne qytetin veriore nuk u ndal këtu. Nje ekzekutim mafioz ndodhi në gusht te 2019, ku ne prani te familjareve te tij u vra Tonin Gjini, i njohur me emrin Armando. Atij i ishte vene edhe me pare tritol ne automjet por qe u zbulua ne kohe. Ne 7 janar 2020 u ekzekutua Kastriot Reçi. Ne 15 shtator 2020 iu be atentat Preng Gjinit ne Tirane, me tritol, i cili mrekullisht shpëtoi nga atentati. Ndërsa ne 15 dhjetor te 2020 u vra Anton Keli, nip ne fisin Gjini, ndërsa po futej ne banesën e tij. Per te gjitha këto vrasje nder vite nuk ka autore.

Top Channel/ Begaj firmos ndryshimet në qeveri, dekretohen shkarkimet dhe emërimet e reja
04/03 15:10
Top News – Arrijnë Tiranën, Athinën e deri në Vjenë / Rrezja e raketave të Iranit rrezikon Evropën
04/03 15:05
Top News – Punëtori bie nga lartësia, arrestohen përgjegjësit e Shërbimit Publik në Gjirokastër
04/03 14:53
Top News – PD kundër draftit të Rregullores. ‘Ndryshime të njëanshme, nxitet defunksionalizimi’
04/03 14:53
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
Top News-Nëndetësja fundos luftanijen iraniane / 101 të zhdukur dhe 78 të plagosur në Oqeanin Indian
04/03 14:36
Top News -‘Ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve’/ Sanchez ‘i kthehet’ Trumpit: Nuk mund të luash
04/03 14:36
Top News – Tre ditë nderime për Ajatollahun / Nisin ceremonitë funerale, lamtumira e fundit
04/03 14:32
Top News-‘Zgjohen’ celulat e fjetura të Iranit / Hakmarrja e mullahëve, ‘gati të sulmojnë’ Britaninë
04/03 14:31
Top News – Gjyqi ndaj grupit të Haxhiut. Vrasja e Çajup Selimit, dëshmon babai i autorëve të dyshuar
04/03 14:17
Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit
04/03 14:12
Top News – Droni i Iranit çau mbrojtjen ajrore / Ushtria amerikane identifikon ushtarët e vrarë
04/03 14:07
Top News – Vulin kërkon të sulmohet Kosova. Përgjigjet Sveçla- Kërcënimet nuk na zmbrapsin
04/03 14:07
Top News – Forcohet komisioni i Xhafajt. Rregullorja e re, insitucionet e pavarura raportojnë aty
04/03 13:40
Top News – Pranga xhaxhait dhe nipit në Shkodër. Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje
04/03 13:25
Top News – Kontrabandë ilaçesh dhe veshjesh, arrestohet 54-vjeçari në Kapshticë
04/03 13:03
Top Channel/ Komisioni për mbikëqyrjen, diskutohet forcimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit
04/03 12:17
Top Channel/ “Refuzojmë dhunën politike”, reagimi i ambasadës së SHBA për molotovët nga nga opozita
04/03 12:16
Top News – Kosova ende pa një emër për President. Afati drejt fundit, mungon ‘tymi i bardhë’
04/03 12:14
DIGITALB DIGITALB