Vrasja, pas kërcënimeve/ Familja e vrasësit: Na kërkojnë të na marrin edhe shtëpinë
06/01/2021 15:22

Familja e Përparim Telës, personit i cili në 31 dhjetori ekzekutoi dy motra në zonën e Astirit, vijon të ndihet e kërcënuar. Ata thonë se përveç kërcënimeve që kanë marrë pas vrasjes që kreu Përparimi, kërcënimet të tjera kanë pasur edhe me herët për çështjen e shtëpisë së tyre. Kristo Tela, djali i autorit të vrasjes, tregon mesazhet që kanë ardhur nga njëri prej vëllait të viktimave, Gëzim Metanit. “Do të të gjej kudo që të jesh… Kemi pasur shumë kërcënime për çështje pasurie. Behet fjale për shtëpinë ku jetojmë ne”. Në frikë, tashmë ndihet edhe bashkëshortja e Përparimit, Vjollca Tela, e cila thotë se kanë pasur kërcënime të vazhdueshme, pas vrasjes, pavarësisht marrëdhënieve të mira që ka pasur me viktimat dhe familjarët e tyre. “Ndihem e kërcënuar. Ka pasur mesazhe nga Bashkim Metani dhe Gëzim Metani”. Vjollca Tela, po ashtu shton se bashkëshorti i saj Përparimi, ka pasur marrëdhënie të mira, me vëllezërit e viktimave. “Ja shikoje, është burri im me Gëzim Metanin, pasi ai do fejonte gocën në Greqi dhe me thotë që do shkoj. Unë ndenja në Shqipëri. I kam të gjitha fotot”. Ndërkaq, Kristo Tela, djali i Përparimit, tregon një video, tre ditë përpara se të ndodhte krimi makabër, duke festuar në shtëpinë e Zhanetës së bashku me Kristinën, e cila emrin e saj të lindjes e ka pasur Vera. “Ja tek jam unë në datë 28 dhjetor, duke festuar në shtëpinë e tyre. Ato kishin mbetur edhe pa lek dhe kanë vdekur me cigaret e fundit që u kam blerë unë”.

Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27