Vrasja e Baghdadit, Trump: Do publikojmë pamjet
28/10/2019 19:13

Donald Trump tha të hënën se ai mund të publikojë pamjet e aksionit që vrau liderin e shtetit islamik Abu Bakr al Baghdadi në mesin e shumë pikëpyetjeve pas mënyrës se si ai e përshkroi atë. “Ne po e mendojmë këtë. Mund ta bëjmë. A po e mendoj unë publikimin e pamjeve video të aksionit. Po. Ne mund të marrim disa pjesë të saj dhe ta publikojmë”, ka thënë Trump. Vetë Trump e ndoqi operacionin e forcave speciale për vrasjen e al Baghdadit përmes pamjeve të një droni ndërkohë që marinsat nuk kishin kamera në trup, thanë zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës. Trump e njoftoi suksesin e aksionit në një konferencë për shtyp duke thënë se Baghdadi kish vdekur duke qarë dhe duke u cjerrë si një qen dhe si një frikacak. Ai i cilësoi imazhet video që kish parë si diçka të jashtëzakonshme dhe se ishte sikur po shihje një film. Helikopterët dërguan forcat speciale amerikane në vendin ku Baghdadi ishte fshehur, afër Idlibit në sirinë veriperëndimore. Në anën tjetër të botës, Trump ndiqte aksionin në kohë reale përmes një lidhjeje video ndërsa trupat kishin rrethuar shtëpinë dhe e kishin detyruar militantin e shumëkërkuar të vraponte, në hapat e fundit të jetës së tij, para se të hidhte veten në erë. Pamjet shfaqeshin në disa ekrane video në dhomën e emergjencave në shtëpinë e bardhë. Sidoqoftë, burime ushtarake thanë se presidenti nuk ka mundur të shohë se cfarë ka ndodhur brenda shtëpisë apo momentin kur bagdadi vrapoi drejt tunelit pa krye bashkë me tre fëmijët e tij. Po ashtu nuk ka patur as audio gjatë aksionit ndaj për tu njohur me detajet, trump do të ketë patur nevojë për raportime direkte nga komandot që morën pjesë në operacion apo përmes zinxhirit të komandës ushtarake.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37