Votohet edhe në parlament, Brexit më 31 janar
20/12/2019 19:24

Ligjvënësit britanikë mbështetën planin e Boris Johnsonit për shkëputjen nga BE-ja, duke treguar kështu se sagës tre vjeçare të shkëputjes se britanisë nga blloku europian, po i vjen fundi. Parlamenti i ri i vendit i kontrolluar tashmë nga konservatorët, e miratoi projektligjin me 358 vota kundrejt 234 votave kundër. Marrëveshja e largimit nga BE-ja do të kalojë edhe në verifikime të mëtejshme në parlament, por për kryeministrin britanik tashmë vendi është realisht shumë pranë “kryerjes se Brexitit“. Votimi në parim mbi marrëveshjen e shkëputjes e fut Britaninë në rrjedhën e duhur në mënyrë që shkëputja të realizohet në 31 janar. Ky ishte premtimi kryesor i fushatës së Johnson, që triumfoi me një shumicë të qartë parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar. Përpjekjet e mëparshme për të miratuar në parlament paktin e largimit nga Bashkimi Europian, kishin dështuar. Ligjvënësin kundërshtonit pjesë të marrëveshjeve dhe kërkonin një zë më të madh në këtë proces. Por fitorja I jep praktikisht Johnsonit fuqinë ta zgjidhë çështjen sipas kushteve të tij. Në bazë të projektligjit, Londra duhet t`I mbyllë bisedimet tregtare me bllokun deri në fund të vitit 2020. Ekspertët e tregtisë dhe zyrtarët e BE-së thonë se arritja e një marrëveshje për tregtinë së lirë brenda 11 muajve do të jetë e vështirë, por Johnson e bëri të qartë se nuk do ta pranojë shtyrje të tjera. Ndërkohë në projektligj janë bërë ndryshime që pengojnë ministrat të zgjasin periudhën e tranzicionit nga BE-ja. Kjo gjë ka ndezur kambanat e alarmit tek bizneset, të cilat druhen se vendi do të përballet me një Brexit “pa marrëveshje” në fillim të vitit 2021. Projektligji pritet të miratohet përfundimisht në janar, përpara afatit të parashikuar për shkëputjen e Britanisë nga blloku, 31 janarit. Marrëveshja e divorcit duhet gjithashtu të ratifikohet nga Parlamenti Evropian. Nënpresidenti i Parlamentit Evropian Pedro Silva Pereira ka thënë se pritshmëritë janë që kjo të ndodhë deri më 29 janar. Pas Brexit-it priten shumë pak ndryshime të menjëhershme. Defakto Britani do të vazhdojë të jetë anëtare e BE-së gjatë periudhës 11-mujore të tranzicionit që përfundon në dhjetor 2020.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37